Football Leaks: Real Madridi ofroi 214 mln euro, por Mbappe zgjodhi PSG-në

Kylian Mbappe kaloi nga Monacon në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017, ndërkohë që kërkohej me ngulmë edhe nga Real Madridi, që sipas zbulimeve të fundit kishte qenë i gatshëm të derdhë shuma të majme parash për adoleshentin francez.

Tani është mësuar se Real Madridi kishte arritur marrëveshje me Monacon në vlerë 214 milionë euro, prej të cilave 180 milionë do t’i shkonin klubit të Ligë 1 dhe 34 milionë tjera për mbulimin e pagimit të tatimeve.

Kjo sipas publikimeve më të fundit të Football Leaks, të publikuara në gazetën gjermane Der Spiegel dhe L’Equipe.

Në fund, francezi zgjodhi t’i bashkohet PSG-së, duke u rikthyer në Paris, vendlindjen e tij.

Monaco mund të mos ketë dashur ta forcojë rivalin e vet në ligë, por u pajtua se Mbappe mund t’i bashkohet parisienëve nëse ata do t’i paguanin 180 milionë euro.

Transferimi i tij në PSG u finalizua, dhe Mbappe iu bashkua klubit nga kryeqyteti francez si lojtar i huazuar për një vit me një opsion për blerjen obliguese në fund të sezonit 2017/18.

Të ngjashme

More in LAJME, SPORT
Greqia i heq rrogën dhe privilegjet 10 mijë priftërinjve

Shteti grek nuk do të financojë më Kishën. Pagat që shkojnë për kishat dhe priftërinjtë kapin vlerën e 200 milion...

Close