Favorizoi Tiranën një vit më parë, UEFA gjobit me 100 mijë euro FSHF-në

UEFA ka ndëshkuar FSHF-në për licensimin që i ka bërë Tiranës për të marrë pjesë në Europë gjatë vitit 2017-2018.

Kjo pasi bardheblutë nuk i plotësonin kushtet për shkak të situatës financiare dhe borxheve. UEFA ndëshkoi Tiranën duke i hequr asaj të drejtën e përfitimeve financiare nga pjesëmarrja në aktivitet. Megjithatë, insitucioni më i lartë i futbollit në Europë ka konstatuar shkelje të FSHF-së. Për këtë e ka gjobitur me 100 mijë euro.

Para që përfitohen nga pagesat e UEFA-s, por gjithashtu edhe është paralajmëruar se nëse nuk përmbushen detyrimet gjatë një periudhe që do të jetë në vëzhgim, atëherë do t’i mbahen edhe 150 mijë euro të tjera. Është bërë e ditur se palët kanë firmosur një marrëveshje për këtë. FSHF ka pranuar se ka gabuar me licensën e Tiranës.

Kujtojmë se klubit të Tiranës iu mbajtën 215 mijë euro nga UEFA si bonus që jepet për ekipet që marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Europës. Tirana luajti dy ndeshje me Makabi Tel Aviv, por në fakt nuk duhet të merrte pjesë në Europë, prandaj dhe UEFA e ndëshkoi për licencim jo të rregullt. Vendimi u mor në muajin mars të këtij viti.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME, SPORT
Godasin pronarin e lokalit me qytën e pistoletës, arrestohet 27-vjeçari, i vëllai në kërkim

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale si: "Kanosje për...

Close