Mosdekretimi i Lleshit/ Edi Rama: Mos o zot të jetë arsyeja, ajo që më ka rrëfyer presidenti!


Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, lidhur me refuzimin e Ilir Metës, për të dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.

Rama u shpreh se Meta deri sot e ka justifikuar votën e socialistëve që e zgjodhën, por mosdekretimi i Sandër Lleshit është një problem, një krisje mes mardhënieve të tyre.

Që kur hyri në presidencë, pas dalldisjes fatkeqe rrugëve të Shqipërisë me flamurin e LSI-së, ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë. Ka respektuar Kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin. Që prej të shtunës mbrëma, kemi një problem me Presidentin e Republikës“.

Rama u shpreh se nuk është një kompetencë e presidentit të refuzojë minitrat e emëruar nga kryeministri.

Kushtetuta i ka të përcaktuara një për një të 12 kompetencat e presidentit të republikës. Ndër to nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të kryeministrit, apo ministravet që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do të ekzistontë një kompetencë e tillë, ska diskutim që paraardhësi i Ilir Metës nuk do ta kishte lënë pa e zbuluar.
Presidenti Ilir Meta, ka formuluar një letër pa asnjë referencë kushtetuese dhe ligjore.
Presidenti i Republikës nuk ka krijuar bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës së Sandër Lleshit. Keqkuptimi i madh i Presidentit, është se unë nuk i kam propozuar një kandidat për ministër. Unë i kam çuar dekretin për një ministër, të cilin sipas kushtetutës, presidenti nuk ka kompetencë ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë.”

Rama nuk nguroi të thumbojë Metën, kur tha se mund të jetë pastërtia e figurës së Lleshit, ajo që e shqetëson Presidentin.

Një mendje e keqe mund të thoshte, mos është kjo pastërti kaq Skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën? Mua mendja ma thotë që nuk ka si të jetë kjo.
Unë vetë nuk e kam humbur besimin që presidenti nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit mbi këtë temë. Ashtu sic nuk e kisha humbur besimin, që Helidon Bendo do të dekretohej, pavarësisht burimeve të sigurta të çimkave.net“.

Rama zbuloi gjithashtu se Ilir Meta ja ka thënë një arsye për mosdekretimin e Lleshit, por i duket aq absurde, sa shpreson të mos jetë kjo arsyeja.

Shefi i Kabinetit të Presidentit, paska hedhur me anë të një sms-je, dorashkën, që presientin të na drejtohet ne me dyer të mbyllura, që mos o zot mos qoftë ajo që unë ende nuk ebesoj, që ma kanë dëgjuar veshët, por që jam gati të pranoj që nuk më dëgjojnë veshët, se sa të pranoj që ma ka rrëfyer zoti presidentMë mirë besoj se më kanë bërë mua veshët, sesa të përballoj faktin se vendi ynë ka një president qesharak.

/TPZ.AL/ 

VIDEO: 

Të ngjashme

More in KRYESORE, LAJME
Klopp: Ja si reagoi Shaqiri kur e kuptoi se nuk do të luante në Beograd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se Xherdan Shaqiri e ka pranuar vendimin e tij për ta lënë atë...

Close