Pse nuk do të kemi ndoshta kurrë një orë të përsosur

Nga Daniel Braun

Erdhi sërish koha, kur shumë prej nesh kaluan nga ora verore në atë dimërore, ose e kursimit të energjisë. Dhe vazhdon ende konfuzion i zakonshëm:është saktësisht 1 orë para apo prapa? Pse duhet ta ndryshojmë kohën? Në fakt, shtetet anëtare të BE-së janë pyetur nëse dëshirojnë thjesht ta kapërcejnë orën dimërore, duke mbajtur vetëm atë verore.

Historikisht, dielli na ka ndihmuar të tregojmë kohën – por gjithmonë na është dashur të bëjmë korrigjime, në mënyrë që leximet tona të jenë efektive. Për shembull, arsyeja se përse e kemi këtë ndryshim, është pasi koha e ditës nuk është e qëndrueshme gjatë gjithë vitit.

Ajo është ndryshe në dimër, dhe ndryshe në verë, dhe nuk përputhet gjithmonë me ditët tona të punës. Por si ka përparuar llogaritja e kohës përgjatë historisë, dhe sa afër mund t’i shkojmë prodhimit të një ore të përsosur? Gjatë gjithë vitit kohëzgjatja e ditëve ndryshon, ashtu si dhe vendet ku dielli lind dhe pozicionohet në horizont.

Gjatë një dite, ka edhe ndryshime në vendndodhjen dhe lartësinë e diellit, me lartësinë e tij të pikut që tregon se është mesdita. Njohuria rreth këtyre shënjuesve, i ndihmoi njerëzit të krijonin orët e para diellore, që tregonin kohën mijëra vjet më parë. Por koha vjen në shumë përkufizime. Duke përdorur një orë diellore, ju përcaktoni kohën lokale diellore në vendin tuaj gjeografik.

Kjo ndryshon shumë, duke pasur parasysh se Toka është një sferë. Nëse në Londër është mesditë, dielli është i pozicionuar më lart në qiell, por në të njëjtën kohë në Nju Jork është shumë më i prirur në lindje.

Për pasojë, gjatësia gjeografike bëhet e rëndësishme kur i krahasojmë këto kohë. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ky ndryshim arrin në rreth 40 minuta, kur e krahasojmë me vendet më të largëta në lindje e në perëndim.

Politika e kohës

Varianti i meridianëve në kohën diellore është përdorur për lundrime, por gjithashtu shkaktoi një numër të madh problemesh, kur në Mbretërinë e Bashkuar krijoi një rrjet hekurudhor në shekullin XIX-të. Për të siguruar që njerëzit ta dinit se kur duhet të prisnin një tren, oraret duhet t’i referoheshin një kohe të vetme.

Për këtë arsye, u krijua një kohë e unifikuar, që të përdorej nga të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar, me atë që do të bëhej e njohur si Greenwich Mean Time (GMT). Kjo ide u zhvillua më tej, për të krijuar zonat tashmë të mirë-përcaktuara. Por zonat kohore, duket se janë hartuar në një mënyrë mjaft të rastësishme në disa pjesë të botës.

Dhe kjo vjen kryesisht nga ideja e kohëve unifikuese në tregjet e përbashkëta dhe rajonet politike. Për shembull, shumica e shteteve evropiane përdorin kohën qendrore evropiane,

edhe pse mbulojnë lehtësisht tri zona kohore. Spanja e përdori kohën qendrore europiane gjatë Luftës së Dytë Botërore nën regjimin e Frankos, për ta lidhur vendin më pranë Gjermanisë.

Kjo orë mbetet në fuqi ende sot, pavarësisht nga fakti se vendi mbulohet nga të njëjtat gjatësi gjeografike si edhe Mbretëria e Bashkuar.

Dielli u përdor gjithashtu për të vendosur orët. Për ta bërë këtë, ishte e nevojshme për t’u shënuar vetëm një instancë të vetme në kohë:në mes të ditës. Kjo u arrit përmes orëve diellore të meridianit, të cilat kanë një hapje të vogël dhe një linjë të orientuar drejt veri-jug. Nëse linja kalon, është ora diellore lokale.

Një nga 3 orët diellore të mbijetuara, gjendet në bibliotekën e Notinghemit, Bromley House e cila është ndërtuar para vitit 1834. Sidoqoftë, edhe kjo metodë e zgjuar kishte nevojë për korrigjim. Dielli nuk duket të lëvizte me një shpejtësi konstante në qiell. Si orbita eliptike e Tokës rreth diellit, ashtu edhe animi i boshtit të Tokës kundrejt aksit orbital, bëjnë që dielli të kalojë mbi ose nën pozicionin e tij të zakonshëm gjatë gjithë vitit.

Koha që përdorim në orët tona, supozon një pozicion të qartë të diellit, kështu që ne i referohemi asaj si “koha mesatare diellore”. Kompensimi ndërmjet këtyre dy kohëve, kryhet nga ai që më vonë u quajt ekuacioni i kohës. Më vonë filluam të vendosnim orët tona me sinjale vizualë, nëpërmjet telegrafit, dhe më pas transmetimit të sinjaleve kohore nëpërmjet radios. Për ta bërë këtë, sot mund të përdorim GPS.

Orët atomike

Pasi kuptuam gjithë kompleksitetin e nxjerrjes së kohës korrekte nga pozicioni i diellit, përkufizimi i kohës bazuar në orën atomike (International Atomic Time – IAT), duket i përsosur. Këto lloj orësh janë të bazuara në sinjalin e përkohshëm dhe të përsëritur që lëshojnë elektronet në atome kur ndryshojnë nivelet e energjisë – duke na lejuar të shmangim mbështetjen vetëm tek pozicioni i ndryshueshëm i diellit.

Për rrjedhojë, ne duhet të kishim zgjidhur problemet tona mbi atë se cila është koha e saktë. Dhe mund të përdorim një orë atomike në vend të Greenwich Mean Time, duke shtuar vetëm zonat kohore. Por që nga viti 1972, jemi përfshirë në atë që njihet si hapi i dytë për të maksimizuar dritën e diellit, duke llogaritur parregullsi të vogla dhe ngadalësimin e rrotullimit të Tokës, kur ne masim kohën diellore.

Kjo regjistron një mospërputhje të ngadaltë midis kohës së matur nga orët atomike, dhe kohës mesatare diellore të matur nga Greenwich. Sekondat e vonuara futen në fund të qershorit ose dhjetorit, pasi ato janë të nevojshme. Ky kontroll i orëve kryhet nga Shërbimi Ndërkombëtar i Rrjetit të Tokës dhe Sistemet e Referencës.

Agjensia, përdor radioteleskopët të lidhur së bashku në distanca jashtëzakonisht të mëdha, duke vëzhguar objekte shumë të largëta të njohura si kuasarë, për të matur pozicionin dhe orientimin e saktë të Tokës. Që nga viti 1972, kemi shtuar tashmë një total prej 37 sekondash në intervale të ç’rregullta, çka është shumë.

Kjo do të thotë se mbështetja thjesht tek orët atomike, nuk është e qëndrueshme. Ne do të përfundonim me gjysmë ore gabim në 700-800 vjet – duke ndikuar tek koha se kur duam që të bjerë errësira. Pra, pas gjithë përpjekjeve tona për të gjetur kohën e duhur, duke kontrolluar diellin si dhe duke krijuar orën atomike, ne mbështetemi ende tek qielli.

Në vend se ta përdorim diellin, ne përdorim burime të largëta radio në universin tonë që vëzhgojnë astronomët, për të na informuar se sa ndryshon koha jonë, nga ndërtimi i përsosur i matur nga orët atomike. Në fund, ne ende duhet të sigurohemi që koha që ne përcaktojmë, të përputhet me përvojën tonë të përditshme të ditës dhe të natës, dhe ritmet e përcaktuara nga dielli që shihet në Tokë.

Dhe ndoshta është mirë të vazhdohet të mendohet mbi kohën si diçka relative. Nëse duam të jetojmë në planetin Mars dhe më larg se andej, do të duhet të krijojmë një kohë që llogarit ditë dhe vite që janë ndryshe. /Bota.al/

Të ngjashme

More in BLOG
Evropa gjendet në udhëkryq, ja cilat janë rrugëdaljet

Nga Hans Ajshel, Jurgen Habermas, Roland Koh, Friedrih Merc, Bert Ryrup dhe Brizhit Zipri Pas 55 milionë vdekjeve të shkaktuara...

Close