Leksionet makiaveliane nga vrasjet shtetërore

Nga Xhorxh Bibi

Rreth 5 shekuj më parë, Nikolo Makiaveli, ofroi këshilla diabolike që synonin t’u vinin në ndihmë sundimtarëve, për të “lundruar” në botën mizore dhe të pamëshirshme të artit shtetëror. Këshilla e tij tek “Princi”, qenë veçanërisht të spikatura, pasi vinin nga një njeri i cili ishte dëbuar nga qyteti i lindjes, Firence, dhe ishte burgosur dhe torturuar për politikën e tij. “Sundimtarët, duhet të synojnë të ngjallin më shumë frikë sesa dashuri tek populli, dhe duhet të shohin përtej standardeve të moralit tradicional, tek interesi i sigurimit të pushtetit, dhe sigurimi i stabilitetit më të gjerë për shtetin. Mënyra se si jetojnë njerëzit, është shumë larg mënyrës se si ata duhet të jetojnë, kushdo që braktis atë, duhet të ndjekë rënien e tij dhe jo ruajtjen e tij”.

Qytetarët e veçantë, ishin të lirë t’i jepnin përparësi virtytit personal mbi nevojat e shtetit; ndërkohë që një princ jo. Pavarësisht nëse presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ose jo sulmin kimik ndaj Sergej Skripalit, apo princit i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman dërgoi një grup forcash speciale për të vrarë Xhamal Kashogin, këta sundimtarë ndajnë qartazi pikëpamjen e Makiavelit mbi politikën si një fushë-beteje e ashpër dhe shpesh vdekjeprurëse. Dhe ata nuk ngurruan të përdornin taktikat brutale në Çeçeni, në provincën Lindore të Arabisë Saudite, dhe gjetkë. Në sytë e tyre, natyra njerëzore dhe bazat e sistemit anarkik ndërkombëtar, nuk kanë ndryshuar që nga koha e Machiavellit dhe shtypja e armiqve pa ndonjë brejtje ndërgjegje është shpesh një pjesë e domosdoshme e qeverisjes efektive, pavarësisht nga preferencat personale të një sundimtari.

Një Makiavelist modern, nuk do të kundërshtonte pikëpamjen e tyre themelore të politikës bashkëkohore dhe të sistemit ndërkombëtar. Por bota ka ndryshuar në mënyra të tjera, që nga shekulli XVI, të cilë kanë implikime të thella për “princat” e sotëm, teksa këta të fundit synojnë të fitojnë, ruajnë dhe ushtrojnë pushtet.

Cilat këshillë e një Makevelisti të shekullit XXI, mund t’i përshtatet debatit mbi vrasjen e disidentëve përreth Rusisë dhe Arabisë Saudite? Si fillim, Makiavelisti modern nuk do të refuzonte në parim konceptin e vrasjes së sponsorizuar nga shteti. Ka raste, mund të argumentojë ai, kur kërkesat e sigurisë së shtetit e kërkojnë atë, sado destabilizues që mund të jetë

ai veprim.

Izraeli dhe shumë shtete të tjera moderne nuk kanë hezituar të ndërmarrin operacione të tilla, kur është e nevojshme. Edhe Shtetet e Bashkuara, një vend që i ka qëndruar për një kohë të gjatë zbatimit të vlerave liberale në politikat e saj të jashtme, i ka përdorur vrasjet si një mjet i kundër-terrorizmit.

Dhe në një botë ku një terrorist për një vend, është një luftëtar i lirisë në një vend tjetër, vija ndarëse e asaj që është moralisht e justifikueshme, nga ajo që është moralisht e urryer, është më e paqëndrueshme sesa shumë do të donin të mendonin. Sidoqoftë, operacionet e fshehta në epokën e sistemeve të sofistikuara të mbikqyrjes dhe të mediave sociale, janë shumë më të vështira për t’u zbatuar, sesa në çdo kohë në historinë njerëzore.

Jo shumë kohë më parë, organizatat e shërbimeve inteligjente mund të krijonin narrativa të suksesshme për oficerët e fshehtë, t’i dërgonin ata jashtë shtetit nën maskime të ndryshme, dhe t’i mundësonin që ata të operonin pak a shumë në fshehtësi. Në një botë ku pothuajse të gjithë kanë një histori personale në internet, tregimet si një mbulesë bëhen problematike.

Shfrytëzimi në rritje i sistemeve biometrike të kontrollit në aeroporte dhe stacionet e trenit anembanë botës, e bën një sfidë më të madhe udhëtimin nën një identitet të rremë. Gjithnjë e më shumë, qytete me përmasa modeste në të gjithë botën, mbulohen nga sistemet e mbikqyrjes video, që ndjekin lëvizjet e njerëzve në çdo shesh apo rrugë, dhe softuerët e njohjes së fytyrës, e bëjnë një sfitë madhe veprimin në fshehtësi.

Përhapja e smartfonëve, i ka shndërruar qytetarët në mbarë botën në foto-reporterë amatorë që dokumentojnë ngjarje. Siç e tregojnë ngjarjet me Kashogin dhe Skripal, ka shumë gjasa që operacioni i vrasjes të ekspozohet publikisht. Ajo që shoqëron këtë rrezik të madh të ekspozimit, është fakti se toleranca publike ndaj vrasjes së civilëve, është më e vogël se sa në të kaluarën.

Në kohën e Makiavelit, kuptohej në përgjithësi se politika mund të ishte një çështje e përgjakshme, dhe publiku shqetësohej më shumë nëse një sundimtar i garantonte siguri dhe mirëqenie, sesa nëse jetonte sipas idealeve të përgjithshme të virtytit personal.

Sot, edhe publiku jo-perëndimor, është më pak i gatshëm të bëjë një sy qorr ndaj vrasjeve politike. Kundërshtimi në rritje i veprimeve të tilla, është pjesërisht një funksion i përhapjes graduale, ndonëse të pabarabartë të vlerave liberale nga Perëndimi tek kulturat e tjera politike, dhe reflekton pjesërisht standardet e krijuara nga teknologjitë e reja, që lejojnë realizimin e synimeve më të sakta të personelit ushtarak dhe objekteve, me dëme anësore të reduktuara për

ata që nuk janë palë e konfliktit.

Kundërshtimi popullor ndaj operacioneve të Skripal dhe Kashogit, rrjedh më pak nga paragjykimet anti-ruse apo anti-saudite, sesa nga revoltimi real ndaj krimeve të tmerrshme, që kërkojnë denoncim. Kur ekspozohen veprime të tilla, mohimi i tyre dhe bërja e kundër-akuzave, vetëm sa i përkeqëson problemet tuaja.

Kur qeveritë saudite dhe ruse, mohuan me forcë çdo lidhje me rastet Kashogi dhe Skripal, dhe u përpoqën të thurrnin histori të komploteve të largëta dhe jo të besueshme për të shmangur fajin, vetëm sa përforcuan dyshimet se udhëheqësit e tyre i kanë urdhëruar operacionet.

Në “gjyqin” e opinionit botëror, qeveritë e përfshira nuk u dukën vetëm të keqija, por edhe jo kompetente. Kjo e zmadhonte dëmin e krijuar nga veprimi fillestar. Së fundmi, në një mjedis

të globalizuar të biznesit dhe informacionit, operacionet taktike mund të kenë implikime të dëmshme strategjike.

Sundimtarët, mund t’i konsiderojnë operacionet e fshehta, si “lojëra spiunësh”, që synojnë trajtimin e kërcënimeve të sigurisë kombëtare, të cilat publiku s’mund t’i kuptojë dhe nuk duhet të ndërhyjë. Por bota e medies, biznesit dhe ajo bankare mund të sillet ndryshe.

Kontrata, partneritete dhe investime të rëndësishme, mund të humbasin me ose pa nxitje nga qeveritë e huaja. Një sundimtar, ka shumë pak në dorë për të izoluar vendin e tij nga trillimet e këtyre rrjedhave ndërkombëtare, pa e larguar vendin nga vektorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe prosperitetit në botën e shekullit XXI.

Një sundimtar i zgjuar, do të shqyrtojë implikimet më të gjera strategjike të vrasjeve taktike, përpara se të ndërmarrë një hap të tillë. Dhe qeveritë e huaja, që peshojnë reagimet e politikave ndaj vrasjeve, duhet të marrin në konsideratë jo vetëm zemërimin e tyre të justifikuar moral në ndëshkimin e veprimeve të tilla, por edhe ndikimin e mundshëm që shndërrohet në një marrëdhënie strategjike të rëndësishme mund të kenë në interesat kritike kombëtare.

Edhe në shekullin XXI, ka raste kur vrasjet do të konsiderohen të nevojshme për marrjen dhe ruajtjen e pushtetit dhe sigurisë. Kostoja që duhet paguar për operacione të tilla, është rritur më shumë dhe është bërë më pak e shmangshme.

Një sundimtar, duhet ‘ië përdorë vrasjet politike, vetëm në situata më të pazakonta dhe më ekzistenciale. Në këtë kontekst, Makiavelit të vitit 2018 mund t’i thuhets se vrasja e shkujdesur politike, është më e keqe se sa një krim – është një gafë.

Shënim:Xhorxh Bibi, është drejtor i Qendrës për Inteligjencën në “National Interest”. Ai më parë ka shërbyer si shef i analizës mbi Rusinë në CIA, dhe si këshilltar special i zv/presidentit Dik Çeni mbi Rusinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik.

Burimi: “National Interest” / Në shqip nga bota.al

Të ngjashme

More in BLOG
Zgjedhjet e mesit të mandatit: Katër pasojat për Donald Trumpin nëse gjithçka shkon keq

Nga Andrew Buncombe Donald Trump, ka shprehur besimin e tij rreth zgjedhjeve të afërta të mesit të mandatit, ku emri...

Close