Plagjiatura/ Pas dorëheqjes së Demos, kërkohet “koka” e Gjylametit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boci, ka reagur pas dorëheqjes së zëvendës Minstrit te Arsimit, Ervin Demo, i akuzuar  për plagjiaturë. Boçi thotë se përveç Demos, dorëheqjen duhet ta paraqesë  edhe deputetja e Partisë  Socialiste, Blerina Gjylameti, bashkëautore e artikullit shkencor, ku u evidentua plagjiatura.

Postimi i plotë:

DORËHEQJE ME PËRBETIM!?

Dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo, pa kërkuar as ndjesë publike për vjedhjen e punës intelektuale të dikujt tjetër, është simboli i degradimit total të qeverisë dhe partisë që ai përfaqëson.

Përbetimi për besnikëri ndaj Edi Ramës, në vend të ndjesës ndaj shoqërisë, tregon se vjedhja dhe mashtrimi mbrohen, nuk ndëshkohen.

Është e papranueshme heshtja e Ministrisë së Arsimit, e cila, në vend që ta kishte shkarkuar që në fillim, mjaftohet me përbetimin se Ervin Demo do të punojë me besnikëri për partinë dhe shokun Edi Rama.

Është po kaq e papranueshme që Kryetarja e PS të Tiranës, Blerina Gjylameti, vazhdon të mbajë mandatin e deputetit.

Në një vend normal, Blerina Gjylameti, bashkëautore e artikullit plagjiaturë me Ervin Demon, duhet të kishte dhënë gjithashtu dorëheqjen.

Është koha të ndalim së bashku grabitësit e votave, grabitësit e tenderave, grabitësit e artikujve shkencorë, grabitësit e së ardhmes sonë.

/TPZ.AL/

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Kultivonin kanabis, pranga katër shqiptarëve në Angli

Një shotgun, një pistoletë dhe rreth një mijë bimë kanabis u zbuluan të mërkurën nga autoritetet britanike në një fermë...

Close