‘Një ditë pune në Itali si shitës droge baraz me 30 ditë pune të ndershme në Shqipëri’

Policia italiane e komunës së Valfabbrica në rajonin e Umbrias ka arrestuar në flagrancë një trafikant droge shqiptar. Ai furnizonte me doza droge të tipit kokainë profesionistë të lirë, studentë e njerëz të thjeshtë të moshës nga 17 në 55 vjeç banorë në territorin e provincës së Peruxhias. Çdo dozë kokaine kishte vlerën 60 euro.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia italiane shqiptari ka rrëfyer se ka mbërritur nga Shqipëria vetëm pak ditë më parë.

“Sa fitoj në ditë duke shitur drogë në Itali fitoj në 30 ditë punë të ndershme në Shqipëri”, ka rrëfyer ai para agjentëve të policisë italiane.

Gjatë arrestimit shqiptarit i janë sekuestruar rreth 1000 euro cash./ora news

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Greqia nis hetimet për fondet sekrete për mediat shqiptare, për çfarë shpenzoheshin miliona euro në Shqipëri

Greqia ka nisur hetimet pas publikimit të skandalit se janë shpenzuar miliona euro nga ministria e Jashtme greke për të...

Close