Laboratori i drogës në Has, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Tëitter për operacionin e zhvilluar nga policia në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të dograve të forta si dhe u arrestuan 5 persona.

Sipas Ramës, në botën normale operacionet kundër drogës quhen sukses, ndërsa nga opozita në Shqipëri, ato quhen faje të qeverisë.

Ditën e sotme u gjetën dhe sekuestruan 100 kilogramë heroinë në një laborator droge në Has.

REAGIMI I RAMËS: 

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë.

Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Laboratori i heroinës në Has, kush janë tre të arrestuarit (Emrat)

Janë zbuluar identitetet e 3 prej 5 personave të arrestuar nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborator i...

Close