Video/ Ylli Rakipi: Edi Rama është një diktator, ka ndërtuar sistem totalitar si vëllai i tij Erdogan

Ylli Rakipi i ftuar në emisionin “Provokacija” në ABC News me Mustafa Nanon, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, është një diktator që ka ndërtuar një sistem totalitar,  njëlloj si vëllai i tij Erdogan.

 “Ne kemi një pushtet totalitar. Dikatorët nuk janë vetëm si Enver Hoxha apo Hitleri. Mjafton të kesh edhe portetin e Ramës që e mbush parlamentin me banditë dhe që e mbjell vendin me kanabis. Është tipik si vëllai i vet Erdogan. Rama nuk rreh njerëz në rrugë dhe nuk vret, por kam frikë nga çmenduria e Ramës. Ne nuk kemi pasur në pushtet njerëz normalë”- u shpreh Rakipi.

Rakipi tha se shumeë shqiptarë e kanë humbur shpresën dhe se duan të largohen nga vendi sa më parë.

“Sot shoh probleme më të mëdha se në këto 30 vjet. Pesë vjet më parë njerëzit kishin shpresë, por tani njerëzit po ikin jashtë. Janë njerëz që ikin pa biletë kthimi, është një vend pa fije shprese. Çfarë prodhon sot Shqipëria përveç kanabisit? Kompanitë e huaja po ikin, po largohen nga vendi”.

“Rama është defiçent, që nuk di të qeverisë dhe njerëz të tillë janë më të rrezikshëm se Berisha, i cili ishte njeri i kënduar, ish-komunsit që e kishte të ngarkuar kokën me piktorë, letratë e mjekësi, por nuk mund të ikte nga ajo botë, që të na çonte në demokraci. Ai ka ikur, por Rama e ndërton jetën me njerëz të krimit”. 

VIDEO: 

/TPZ.AL/ 

Të ngjashme

More in KRYESORE, LAJME
Stresi në hotel me një femër, përfundon dhe ajo në telashe

Policia e Tiranës ka arrestuar sot këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj të njohur ndryshe si Stresi. Sipas policisë ai u...

Close