VIDEO/ Momenti kur fansi hyn me forcë në skenë për Shakirën

Këngëtarja kolumbiane Shakira, vazhdon të jetë një prej këngëtareve më të komentuara në mbarë botën.

Ajo së fundmi ka mbajtur një koncert në Meksikë, ku si në çdo paraqitje tjetër, ka krijuar një atmosferë shumë të këndshme për fansat e saj.

Një moment shumë interesant i shënuar në këtë koncert ka qenë ai kur një fans është ngjitur në skenë, me dëshirën e madhe për ta përqafuar artisten.

Në atë moment, rojet e sigurisë kanë ndërhyrë në tentim për ta larguar fansin, por Shakira ka qenë ajo, e cila mënjanoi më pas rojet, për t’i lejuar fansit të zjarrtë çasjen tek ajo.

Në vend që ta largojë siç do të bënte çdokush, këngëtarja zgjodhi që të afrohet, dhe t’i japë mundësinë fansit që ta përqafojë.

More in LIFESTYLE
Fejohet Ledi Gaga me Christian Carinon

Lady Gaga u bë temë e të gjitha mediave ndërkombëtare të hënën. Kur u nderua me çmimin “Women in Hollywood”...

Close