Shpërthimi në kolegj, shkon në 18 numri i viktimave. Kush është autori i dyshuar (FOTO-VIDEO)

Është thelluar bilanci i viktimave pas shpërthimit në Krime ditën e sotme në një kolegj. Në fillim u raportua për 10 viktima dhe 50 të plagosur por tani sipas mediave të huaja, që I referohen deklaratës së Sergei Aksyonov, zyrtar i lartë i Moskës në Krime, numri i viktimave ka shkuar në 18 persona.

Shumica prej tyre studentë si dhe nga stafi i kolegjit. Ai i tha televizionit shtetëror rus se për ngjarjen kishte një të dyshuar të vetëm  dhe bëhej fjalë për një student mashkull 22-vjeçar i kolegjit, i cili vrau veten pas sulmit.

“Ai qëlloi veten, ishte një student i vitit të katërt në kolegj,” tha Aksyonov, sipas BBC. “Trupi i vrasësit u gjet në bibliotekë në katin e dytë … Është një tragjedi e tmerrshme, nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar”, tha ai.

Komiteti Kombëtar Anti-Terrorizëm tha në një deklaratë se shpërthimi në kolegj, në qytetin Kerç në Krime lindore, u shkaktua nga një pajisje eksplozive e paidentifikuar.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, u tha gazetarëve se zyrtarët po hetojnë për një sulm të mundshëm terrorist.

Peskov tha se Putin ka udhëzuar hetuesit dhe agjensitë e inteligjencës që të kryejnë një hetim të plotë dhe të ngushëllonin familjet e viktimave.

Rusia anoi në mënyrë të njëanshme Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që shkaktoi sanksione perëndimore.

Të ngjashme

More in BOTA, LAJME
SHBA, xhakpot rekord prej 860 milion dollarë

Një xhackpot rekord për lotarinë Mega Million në Shba, e cila dje nuk regjistroi asnjë fitues duke shkuar në 868...

Close