Reforma zgjedhore, Spaho: Duhet të ndalim lidhjet e kriminelëve me politikanët

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Edmond Spaho i ftuar në Fax News ndër të tjera foli dhe për reformën zgjedhore.

Spaho u shpreh se nëse nuk ndajnë poltikanët nga krimi si dhe paratë e tyre që fitohen në mënyrë të pëligjshme për të blerë votat, nuk ka kuptim që të diskutohet reforma zgjedhore.

“Nuk është detyrë vetëm e PD që të rrëzojë Edi Ramën nuk është një objektiv i lehtë dhe i thjeshtë pasi është i lidhur me krimin. Nëse do të na bashkohen dhe parti të tjera politike bëhet më e thjeshtë për të rrëzuar Edi Ramën dhe pushtetin e tij.

Ne nuk kemi rend demokratik. Jemi diktaturë sot, të mirfilltë. Forca politike nuk vjen me rrugë demokratike të ndershme, por e mban pushtetin me dhunë dhe kjo nuk është demokratike.

Ne duhet të ndalim lidhjet e kriminelëve me politikën, pasi ndikojnë në zgjedhje. Duhet zgjidhur çështja e zgjedhjeve. Vullneti është njëra gjë. Duhet shoqëruar me masa drastike. Së pari duhet të ndajnë politikanët nga krimi dhe të ndajnë paratë që përfitohen nga aktivitetet kriminale dhe përdoren për të blerë votat.

Në në 2013 nëse do të përdonim këto mekanizma do të rrinim në pushtet. PD nuk përdor mjete të tilla. Ne kemi diskutuar për reformën zgjedhore dhe kemi paraqitur një mori opsionesh. Nuk ka kuptim të ngelemi tek kodi sa kohë që nuk zgjidhim këto dy probleme.”-u shpreh Spaho.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Balla: Nuk e njoh Alizotin, rrezikoj deri 5 vite burg nëse rezulton e kundërta

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha të mërkurën në emisionin “Opinion” se nuk e njeh dhe...

Close