Kinë, inskenon vdekjen për siguracionin, por gruaja bën gjëmën

Një burrë në Kinë u shtir si i vdekur që bashkëshortja e tij të përfitonte siguracionin për të paguar trajtimin e vajzës epileptike.

Dhe fatkeqësisht ai zbulon se bashkëshortja e tij nga dëshpërimi për lajmin e vdekjes së burrit të saj vret fëmijët dhe veten. Lajmi i tmerrshëm i ndodhur në një provincë të Kinës u publikua nga BBC.

34-vjecari i shtyrë dhe nga probleme të mëdha ekonomike inskenoi vdekjen e tij pa njoftuar asnjë njeri për atë që kishte në plan të bënte. Makina e tij u gjet nga policia brenda në lumë, duke lënë të dyshohet se kishte vdekur. Edhe pse nuk u gjet trupi i tij policia e kishte shpallur të vdekur.

Gruaja e cila nuk duroi dot dhimbjen e vdekjes së bashkëshortit vret dy fëmijët dhe më pas veten. Pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur me familjen e tij, 34-vjecari u dorëzua në polici.

Të ngjashme

More in LAJME, Magazine
Balla: Begon e njoh si besimtar mysliman! Salianji: Gënjen!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se e njeh Edmond Begon, biznesmenin e dënuar në të kaluarën...

Close