Balla: Nuk e njoh Alizotin, rrezikoj deri 5 vite burg nëse rezulton e kundërta

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha të mërkurën në emisionin “Opinion” se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë Fredi Alizotin, i cili në përgjimet e prokurorisë dhe në videon e publikuar nga Partia Demokratike pretendon të kundërtën.

Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh këtë person dhe sot në kallëzimin e depozituar në Prokurori, këto që them para jush i kam thënë edhe atje. Nesër kam kërkuar që të shkoj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që këto që po them këtu t’i them edhe atje”, tha Taulant Balla në Tv Klan.

Pyetjeve se nëse mund të jetë ndonjë Taulant tjetër, Balla iu përgjigj: “Nuk e di, unë nuk jam. Deklaroj me përgjegjësi. Ju e dini që unë kam bërë një kallëzim penal dhe kam deklaruar me përgjegjësi të plotë që nuk e kam takuar, nuk jam unë ky personi. Dhe ju e dini që kallëzimi im, në rast se vërtetohet e kundërta rrezikoj deri në 5 vite burg, marr përgjegjësi të një kallëzimi të rremë, është nga gjobë deri në 5 vite burg, apo jo? Kam edhe unë kritikat e mija për Prokurorinë lidhur edhe me këto përgjime, në asnjë vend nuk mund të dilnin këto përgjime në publik. Në asnjë vend nuk mund të ndodhë që të dalë, më falni, një idiot, të përmendë emrin e një politikani, dhe sigurisht tani ky politikani apo qytetari duhet të justifikojë në media jam, apo nuk jam unë. Nuk jam o vëlla, fare, as nuk e kam takuar asnjëherë.”

Pyetjes së Fevziut se nëse provohet se e ka takuar, Balla iu përgjigj shkurt: “Shkoj në burg, në kokërr të burgut”.

Fredi Alizoti, i cili ka pranuar se është personi që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në videon “Babale 1”, ka thënë se ka takuar Ballën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu për çështjen e audiopërgjimit të Albert Veliut.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Video/ Ylli Rakipi: Edi Rama është një diktator, ka ndërtuar sistem totalitar si vëllai i tij Erdogan

Ylli Rakipi i ftuar në emisionin "Provokacija" në ABC News me Mustafa Nanon, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, është...

Close