Meta, në Curraj të Epërm: Ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të Alpeve shqiptare

Presidenti Ilir Meta vazhdon vizitën e tij në Tropojë.

Ai sot ishte në Curraj të Epërm, në zonën e Nikaj Mërturit, dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë që “ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse”, siç shkruan Presidenti Meta.

Ja postimi i plotë i kreut të shtetit.

Në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçaj në Vranë të Curraj të Epërm. E falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë.
Me hapjen për herë të parë të rrugës që lidh Lekbibaj me Curraj të Epërm ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse.
Banorëve të mrekullueshëm të kësaj treve iu uroj: Pritshi mirë gjithmonë në kullat tuaja në Nikaj-Mërtur!

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME, Uncategorized
U hodh në gjyq nga Balla reagon Salianji: Të ndihmojmë PS nga shokët e krimit!

Pas publikimit të lajmit se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka paditur në gjykatë për...

Close