Ze Maria largohet nga Tirana, pritet zyrtarizmi i Ardian Memës

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, trajneri Ze Maria nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Ndonëse nuk është zyrtarizuar ende nga klubi, nesër në mesditë është  planifikuar një konferencë për shtyp ku do të bëhet me dije dhe vendimi. Drejtuesit donin që ta largonin Ze Marian që pas ndeshjes me Partizanin, por vetëm sot është gjetur gjuha e përbashkët për ndërprerjen e kontratës.

Ze Maria arriti që t’i ngjiste bardheblutë në Superiore një edicion më parë, por ecuria në elitë la shumë për të dëshiruar, kjo pasi mori vetëm 8 pikë në 8 ndeshje. Braziliani është përshëndetur me lojtarët ditën e sotme dhe do të lërë vendin tonë.

40-vjeçari i ka drejtuar 24-herë kampionët e vendit në plot 46 ndeshje zyrtare, duke përfshirë këtu që në sfidat në Europa League ndaj Makabit të Tel Avivit deri tek humbja e fundit në javën e tetët të Superiores me Laçin. Braziliani mori 30 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje, por duhet të theksohet se pjesa më e madhe e rezultateve pozitive u regjistruan në Kategorinë e Parë.

More in LAJME, SPORT
Ngjarja e rëndë në Mat, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e ngjarjes së Matit. Sipas burimeve, mësohet se Erzen...

Close