X

U pushua nga puna për shkak të Ervis Martinaj, PD: Enrik Sulejmani shkarkohet për herë të dytë!

Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani lidhur me transferimin e Ervis Martinaj nga një spital privat, për në spitalin e burgut.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Gent Strazimiri shkruan se Sulejmani ka qenë i shkarkuar në vitin 2013 për shkak të dekriminalizimit.

“Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!

Po si u rikthye ne të njëjtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani? Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?, Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?”, shkruan Strazimiri

Postimi i Strazimirit:

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!

Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!

Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë. Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qeniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Përgjithshëm te Policisë se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!

Po si u rikthye ne të njëjtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani? Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?
Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin? TPZ.AL

More in AKTUALITET, LAJME
“Babalja” Xhafaj: Boll kam folur për këtë çështje

Gazetarët kanë pyetur ministrin Fatmir Xhafaj lidhur me çështjen “Babalja”, ku dyshohet për përfshirje vëllai i tij në pazare droge...

Close