X

Pas bojkotimit të Kuvendit, Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë

Në një kohë kur bojkotuan edhe sot seancën plenare, vjen një lëvizje nga opozita.

Mësohet se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë e PD-së për një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe deputetja Klajda Gjosha.

Kujtojmë se prej ditësh situata politike në vend paraqitet e tensionuar, ku nga një anë ‘zien’ çështja “Babalja” dhe nga ana tjetër “Xhisiela”. Opozita ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ për lidhjet e saj me krimin, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me akuza.

More in AKTUALITET, LAJME
Të shtënat në Mat, ndërrojnë jetë dy punonjësit e bashkisë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Mat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin...

Close