Ngjarja e rëndë në Mat, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e ngjarjes së Matit.

Sipas burimeve, mësohet se Erzen Alija nuk ka mundur të mbijetojë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.H. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H dhe E.A, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H. dhe H.B.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
“Kontroll librit të shërbimeve, sherr në narko-komisariatin e Fushë Krujës”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook-un e tij një denoncim të policit dixhital sipas të cilit ka pasur një...

Close