X

Merrte 200 000 lekë për një vend pune, procedohet administratorja e qendrës sociale/EMRI

Prokuroria e Beratit ka nisur procedimin penal ndaj administratores së një Qendre Sociale në këtë qytet, pasi akuzohet për korrupsion pasiv. Lajmi behet i ditur për ‘BalkanWeb’ nga burime konfidenciale ne Prokurorine e Beratit, te cilët konfirmojnë se 50-vjeçarja Tatjana Toska akuzohet se ka kryer korrupsion, duke përfituar para nëpërmjet shpërdorimit të postit.

Hetimet e Prokurorisë nisën menjëherë pas daljes publike të ngjarjes në një nga emisionet investigative si dhe pas referimit të ngjarjes për hetim në këtë institucion nga Sektori i Hetimit dhe Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat disa ditë më parë.

Burimet zyrtare të policisë bënë me dije për gazetaren Eneda Petova se, nga ana e tyre janë kryer të gjitha veprimet proceduriale nga të cilat ka rezultuar se, Toska duke ushtruar detyrën e Administratores së kësaj qendre sociale në Berat, në periudhën Janar-Shkurt të vitit 2018, dyshohet se ka përvetësuar shumën prej 200.000 (dyqind mijë lekësh).

Kjo vetëm për të punësuar pranë kësaj shoqate shtetasin Agron. M, 49-vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Gjithashtu dyshohet se ajo ka përvetësuar edhe shumën prej 300.000 (treqind mijë lekësh), duke i premtuar një vend pune për bashkëshorten, një shtetasi tjetër, G.S., banues në lagjen ‘Donika Kastrioti’ në Berat.

Burimet policore konfirmojnë se të gjitha këto materiale i kanë kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat në ngarkim të shtetases Tatjana Toska, për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Mashtrimi”.

More in AKTUALITET, LAJME
Presidenti Meta kthen për herë të dytë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar

Presidenti Meta ka kthyer për herë të dytë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Meta ka renditur një sërë argumentash...

Close