Masakra në Mat me një të vrarë dhe tre të plagosur, kapet autori (Emri)

Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli të Matit ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Shantazhon kryeparlamentari grek: Punojmë për të përballuar nacionalizmin e disa qarqeve në Shqipëri

Kryetari i parlamentit grek ka deklaruar se Athina po punon për të përballuar “dogmat nacionaliste të disa qarqeve në Shqipëri”....

Close