Kosova anëtarësohet në një tjetër organizatë, urimi i Ramës

Kosova është bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në “Twitter” ku thotë se Kosova ka kaluar sprovën e miratimit. Rama ka dhe një urim për të gjithë ata që punuan për këtë votim.

“Kosova kalon sprovën e miratimit dhe kthehet nga vëzhgues në anëtar i asociuar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë😁🇽🇰🇦🇱
Urime Kosovës dhe të gjithë atyre që punuan për këtë votim me rëndësi për ecurinë e shtetit tonë të dytë👐”, shkruan kryeministri Rama.

More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mat, kush janë punonjësit e Bashkisë

Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në konfliktin në Mat. Ndryshe sa u tha fillimisht se kishte dy persona...

Close