Drogë dhe vjedhje, riarrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi në vitin 2013, autoritetet e depërtuan drejt Shqipërisë për shkak se ishte i etiketuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shqiptari, rreth 40 vjeç, nuk e zbatoi vendimin dhe shkoi sërish drejt vendit fqinj, por gjatë mbrëmjes së djeshme u bë arrestimi i tij. Ndërkohë identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, por gjatë ditës së sotme, ai pritet të riatdhesohet.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari, i cili akuzohet për emigracion të paligjshëm ishte i skeduar për disa vepra penale si: Drogë, vjedhje si dhe lëndime, përcjell “lagazzettadilucca.it”.

Prej ditësh policia italiane ka kryer kontrolle nëpër rrugët e qyteteve, aksione këto që kanë për qëllim goditjen e personave dhe grupeve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Andi Lila largohet nga Kombëtarja, mbrojtësi bëhet me vajzë

Andi Lila është një nga futbollistë që ka më shumë prezenca me Kombëtaren kuqezi. Mbrojtësi kavajas ka saktësisht 69 prezenca...

Close