‘Telenovela Babalja’, Bushati: Prokuroria, notere e politikave të qeverisë

Analisti Andi Bushati iu është bashkuar diskutimeve për çështjen ‘Babalja’, ndërsa u shpreh skeptik për faktin nëse prokuroria do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së audio-përgjimit të publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24’ Bushati tha se për çështjen në fjalë nuk ka prova se cili është versioni i besueshëm, ai i Ramës apo ai i opozitës. Analisti bëri edhe parashikimin e tij, se me shumë gjasa sipas tij çështja do të arkivohet si gjithë të tjerat.

Mes të tjerash Bushati tha se Rama dha alibi para se dilte ekspertiza, ndërsa shtoi se Prokuroria është e kapur pasi raporton tek kryeministri. Në këtë linjë Bushati shtoi se prokuroria është noterë e politikave të qeverisë, përcjellë ‘BalkanWeb’.

“Ka dy versione për telenovelën. Kemi dy versione të kundërta përballë njëra-tjetrës. Problemi është se kush na e gjen të vërtetën. Një është; prokuroria dhe ajo që kryeministri Rama dhe Xhafaj na e premtojnë prej tre muajsh; ‘ekspertiza nga një institucion ndërkombëtar me siguri të padiskutueshme’. Por ç’ndodhi? Nga Roma, ekspertiza shkon në Londër. A është zëri i Agron Xhafajt? Nuk dihet. Strumbullari mbi të cilin qeveria kishte ngritur alibinë e saj nuk qëndron. Ndaj pyetja shtrohet; si e dinte Rama. S’kemi ende prova se kush na versionet është i besueshëm. Ai që bën alibi të rreme, ka gjasa të jetë fajtor. Ne nuk e dinim se Berisha kishte vrarë në 21 Janar, por kur ai bëri alibi, doli në dritë ngjarja. Ndaj pesha e fajit, rëndon nga ata (Rama dhe Xhafaj) pasi duhet t’u tregojnë shqiptarëve që s’kanë faj. Arta Marku i theu të gjitha këto, u ngjyros me rozë. Ndaj të ndajë midis blusë së demokratëve dhe rozës, se bën dot. Se besoj se prokuroria do t’i shkojë deri në fund ngjarjes. Prokuroria po shërben si instrument armonizues. Rilindja ka hallin që ta uli, të qetësojë gjakrat me shprehjen; skandali më i madh 3 ditë zgjat. Shqipëria në fakt si gjithë bota, është e ndarë. Ka një pjesë që është totalisht e militantizuar. Problemi është për njerëzit që duan të mendojnë dhe si kanë veshur trurit të tyre një flamur partie. Edi Rama tha; ja ku e kam provën që kjo është e manipuluar, ekspertiza nuk tregon asgjë. Ai tha kam provën që institucion ndërkombëtar do t’ua provojë shqiptarëve që ky është manipulim. Ndaj unë dhe shqiptarët kërkojmë; na jepni prova. Përgjigja automatike është se; ai ka kapur prokurorisë”, tha Bushati.

Të ngjashme

More in KRYESORE, LAJME
Euro sërish me trend rënës, shkak bëhet mungesa e lekut në…

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës...

Close