Tendera pa garë, Voltana Ademi e kthen Bashkinë e Shkodrës në “pronë” të saj

Bashkia e Shkodrës, një nga bashkitë kryesore në Shqipëri, është kthyer nga dita në ditë në “pronë” të kryetares Voltana Ademi. Me justifikimin se partia e saj është në opozitë dhe nuk ka marrë donacione nga qeveria, Voltana bën thuajse çdo ditë tendera me dhjetëra milionë lekë.

Tpz.al ka bërë një vëzhgim të thjeshtë në Agjencinë e Prokurimit Publik, përgjatë disa javësh, ku rezultoi se Bashkia e Shkodrës ka bërë disa tendera, ka lidhur kontratë me firmat. Por, ajo që na ra në sy është se, në shumë raste , tenderat janë bërë pa garë. Dhe, në ato raste që ka pasur garë, fitues ka dalë firma që ka kërkuar më shumë lekë nga Bashkia e Shkodrës, për punët publike.

Deri më sot kemi dëgjuar vetëm ankesa në televizione, madje dhe akuza politike mes Ademit e Bashës nga njëra anë dhe Bushatit e Ramës nga ana tjetër. Tpz.al nuk do të merret me këto akuza boshe, të cilat nuk i interesojnë publikut të thjeshtë, por do të merret me taksat e qytetarëve të Shkodrës, nëse shkojnë apo jo në destinacion. Njësoj si Erion Veliaj me Tiranën, Voltana Ademi ka vendosur që të ketë gjithçka nën kontroll në kryeqendrën e Veriut.

Duke u ndalur te “bëmat” gjatë disa javëve të Ademit, Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi me objekt shërbim riparimi të rrugëve në Njësitë Administrative. Fondi për këtë tender është 100 milionë lekë të vjetra me TVSH dhe fitues ka dalë firma “Rroku Guest”.
Në tender kanë marrë pjesë 3 firma, ku e para ka kërkuar 52 milionë, e dyta ka kërkuar 58 milionë, ndërsa firma që u shpall fituese ka kërkuar plot 78 milionë lekë pa TVSH për riparimin e këtyre rrugëve. Pra, me një firmë, Voltana Ademi ka shpërdoruar 26 milionë lekë taksa të banorëve të Shkodrës.

Tpz.al ka siguruar edhe dokumentet e një tjetër tenderi të Voltanës, i cili bën fjalë për zëvendësimin e ndriçuesve të dëmtuar në rrugën “Martin Camaj”. Fondi për këtë tender është 24 milionë e 389 mijë lekë të vjetra pa TVSH. Në tender ka marrë pjesë vetëm një firmë, përkatësisht firma “Preka” shpk, e cila ka kërkuar 24 milionë e 184 mijë lekë. Firma ka fituar tenderin me 99.99 përqind të vlerës së ofruar, teksa e ka ulur ofertën e saj vetëm me 200 e 4 mijë lekë të vjetra. Pra, edhe në këtë rast, kreyetrja e Bashkisë së Shkodrës ka bërë tender pa garë, duke shpenzuar të gjitha paratë e vënda në dispozicion.
Tenderi i tretë kryebashkiakes së Shkodrës është për “rikualifikimi urban i blloqeve të banimit tek Vasiejt”. Fondi për këtë tender ka qenë 62 milionë lekë të vjetra, ndërsa fituese u shpall sërish firma “Rroku Guest”. Në dokumente nuk rezulton që të ketë marrë pjesë ndonjë firmë tjetër, ndërsa nga kërkimet e Tpz.al nuk u siguruan të dhëna të tjera.

Tenderët e dyshuar si të paracaktuar vijojnë me objektin e kontratës për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Qendër Mes – Qendër Dragoç. Për këtë tender ishte caktuar shuma prej 180 milionë lekësh, ndërsa firma fituese u shpall me 130 milionë. Edhe për këtë tender, në Agjencinë e Prokurimit Publik nuk ka të dhëna sa firma kanë qenë në garë, duke munguar në maksimum transparenca.

Ndërkohë, Bashkia ka bërë një tender për nevoja të një shoqate. Bashkia e Shkodrës ka kërkuar tw blejw artikuj ushqimore për nevojat e shoqatës “Shpresa”. Ademi ka akorduar 15 milionë lekë të vjetra për këtë shoqatë, duke thënë se burimi i financimit është nga buxheti i bashkisë sipas marrëveshjes së bashkëpunimit të datës 5 shkurt 2018. Nisur dhe nga ky tender, me të drejt të lind pyetja; përse nuk angazhohet vetë bashkia për nisma të tilla, por financon shoqata totalisht jashtë mundësisë së kontrollit të saj?

Përse duhet që, paratë e taksapaguesve të shkojnë në xhepat e këtyre shoqatave, kur fare mirë Bashkia mund të investojë drejtpërdrejt në këtë kauzë totalisht të drejtë, atë të ndihmës ndaj shtresave në nevojë.
Tpz.al synon që të hedhë dritë apo transparence mbi paratë e taksapaguesve, që këto të ardhura të shkojnë drejtpërdrejtë te banorët e Shkodrës, në investime apo ndihma ekonomike.
Tpz.al do të ndjekë në vijimësi të gjitha procedurat të dyshimta të bashkisë së Shkodrës, pasi në redaksinë tonë kanë mbërritur dhjetëra ankesa nga banorët e Shkodrës, ashtu siç kemi denoncuar dhe do të denoncojmë çdo abuzim në çdo institucion shtetëror. /TPZ.AL/

Dokumentet e tenderëve;

Të ngjashme

More in INVESTIGIM, KRYESORE, LAJME
FOTO/ Pallatet pranë portit të Durrësit pushtohen nga insektet

Pallatet pranë portit të Durrësit janë kanë ngritur shqetësimin se prej disa ditësh banesat e tyre janë mbushur me insekte....

Close