Prishja e Teatrit, Vasili: Ruçi, ndale kriminalizimin e Kuvendit, mos u bëj avokat i kusarëve!

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me ligjin që pritet të votohet në Kuvend dhe që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Vasili i bën thirrje kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të mos lejojë, atë që ai e quan, si kriminalizim dhe delegjitimim i Kuvendit.

Statusi i plotë

Ligji i teatrit, Ruçi të ndalë kriminalizimin dhe delegjitimimin e Kuvendit.

Ligji i teatrit dhe votimi antikushtetues ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese eshte fundi i parlamentit.

Gramoz Ruçi ka shansin e fundit per te mos lejuar gërmadhën e parlamentit, qe te shembet krejtesisht.

Degjenerimi kushtetues dhe procedurial i parlamentit eshte nje realitet, qe asgjeson Republiken Parlamentare dhe e zhyt vendin ne kaos politik.

Hajduteria histerike nuk po duron dot qe te vjedhe sa me pare token e teatrit.

Gramoz Ruçi ka pergjegjesi kushtetuese te renda dhe duhet te ndale menjehere kete puç te konsumuar diten per diell per te mos u bere ortak i hapur me hajdutet.

Ai eshte kryetar i kuvendit te te gjithe popullit dhe jo avokat i kusareve.

Dekreti i presidentit ne se votohet pro e kthen ligjin per ripunim ne kuvend,per tu riparaqitur perseri me ndryshimet qe do te propozohen t’i behen. Kjo eshte kaq e qarte sa s’behet.

Padurimi i hajduteve te qeverise, qe mezi presin te fusin prenë ne dore, token e teatrit per ta shqyer kerkon te shqyeje dhe Kushtetuten dhe Parlamentit.

Ruçi ka detyren dhe pergjegjesine t’i ndale ne te kundert edhe ai eshte bashkepergjegjes, ortak dhe perfitues ne kete vjedhje gjigante dhe do te marre persiper pasojat per delegjitimimim e Parlamentit dhe zhytjen e tij ne kaos.

More in AKTUALITET, LAJME
Luftëtari shkarkon sllovenin Kostiç, Mezani favoriti kryesor

Millosh Kostiç nuk është më trajner i Luftëtarit. Burime zyrtare të “Panorama Sport“ konfirmon se marrëveshja me sllovenin është prishur...

Close