PD dhe LSI, letër Ruçit: Miratimi i ligjit për Teatrin është antikushtetues!

Opozita ka kundërshtuar votimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për Teatrin, dje nga maxhoranca në Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese.

Ditën e sotme PD dhe LSI i kanë nisur një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku thuhet se miratimi i ligjit është antikushtetues.

“Miratimi i Ligjit për Teatrin është antikushtetues. Dekreti i presidentit rrëzon ligjin në tërësi dhe votimi i djeshëm është atentat kushtetues. Maxhoranca juaj ka dhunuar kushtetutën, ndërkohë që gjykata Kushteuese është jashtë funksionit, mbroni ligjin. Kuvendi duhet të votojë vetëm pro dekretit të presidentit.”

Letra është firmosur nga kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe grupit të parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Përmes debateve të forta, ditën e djeshme maxhoranca në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e presidentit Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar, ku opozita nuk mori pjesë në votim.

“Miratuam në parim dekretin e presidentit për teatrin”, tha Shalsi i cili e hodhi në votim.

Sipas opozitës me këtë miratim ky ligj bie i tëri, ndërsa PS në draftin e ri kërkon vetëm ndërhyrje në disa pika të ligjit.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk pranojnë shortin

Prokuroria e Përgjithshme nuk po gjen dot një prokuror të lexojë pretencën për Emiljano Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë...

Close