Luftëtari shkarkon sllovenin Kostiç, Mezani favoriti kryesor

Millosh Kostiç nuk është më trajner i Luftëtarit. Burime zyrtare të “Panorama Sport“ konfirmon se marrëveshja me sllovenin është prishur me mirëkuptim. Sot paradite Kostiç është takuar me presidentin Grigor Tavo dhe kanë rënë dakord që trajneri të largohet me marrëveshje.

Slloveni do të marrë një shumë, për të cilën ka rënë dakord për prishjen e kontratës, ndërkohë që do të drejtojë edhe seancën e sotme deri në emërimin e trajnerit të ri.

Ashtu siç ka lajmëruar gazeta prej ditësh, favorit për stolin e Luftëtarit është vlonjati Gentian Mezani, por nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë surprise. Kostiç e drejtoi Luftëtarin në gjashtë ndeshje, dy prej të cilave në Ligën e Europës, duke pasur një rekord të “zi“, me 5 humbje dhe një barazim.

Në bisedën që ka pasur sot me Tavon ai ka kërkuar që t’i jepet edhe një shans ndaj Teutës, por duke parë gjendjen e rënduar në skuadër dhe sidomos aspektin pikologjik, slloveni ka qenë i ndërgjegjshëm se nuk mund të vazhdohej kështu. Në kushtet kur nuk mund të merren masa drastike për lojtarët, klubi ka zgjidhur marrëveshjen me trajnerin, edhe pse i besoi një kontratë 3-vjeçare. Kjo është hera e dytë që Luftëtari dështon me të huaj në krye të pankinës.

Të ngjashme

More in LAJME, SPORT
PD dhe LSI, letër Ruçit: Miratimi i ligjit për Teatrin është antikushtetues!

Opozita ka kundërshtuar votimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për Teatrin, dje nga maxhoranca në Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese....

Close