Tërmet 3.6 ballë në Tiranë dhe Elbasan

Një tërmet është ndjerë në Tiranë, Elbasan dhe zonat përreth pasditen e sotme rreth orës 17:10. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter. Tërmeti ka rënë mes Tiranës dhe Elbasanit, sipash IGJEUM.

/TPZ.AL/ 

Çfarë duhet të bëjmë kur bie tërmet?

  • Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës
  • Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si  xhama ,mobilie etj
  • Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen
  • Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar
  • Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit
  • Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Historike: Eklent Kaçi, numri një në botë!

Eklent Kaçi është një nga bilardistët më të mirë në botë. Në Shqipëri ka fituar pafund trofe dhe tanimë po...

Close