BASTET/ Nis Champions, surprizë favoriti kryesor. Ja ekipet pretendente sipas koeficientëve

Ditën e sotme, nis zyrtarisht edhe faza e grupeve e Champions League, dhe 32 skuadra, janë të gjitha në kërkim të trofeut më “veshë të mëdhenj”. Interesante janë edhe koeficientët e kompanive të basteve, që kuotojnë skuadrën fituese të këtij edicioni.

Është kompania “bet365”, e cila, si favoriten kryesore sheh Mançester Sitin, triumfi i së cilës në finalen e Champions-it kuotohet me koeficientin 5.5. Barcelona gjendet e dyta, me koeficientin 7, ndërsa Juventusi në vendin e tretë me 7.5

PSG qëndron mbi Realin e Madridit, tre herë fituese radhazi e këtij kompeticion. Francezët kuotohen me 8.5, ndërsa vetëm koeficienti 9 për madrilenët. Më poshtë, vijnë me radhë Bajerni i Mynihut, Liverpuli, Atletiko e Madridt, ndërsa poshtë mbeten italianet Roma e Milani.

Capture

More in AKTUALITET, LAJME
Anjeli: Do të marrim një tjetër Ronaldo, por që është vetëm 25 vjeç

Juventus befasoi duke marrë në një kohë rekord Kristiano Ronaldon. Në Torino janë entuziast se portugezi mund t’i ndihmojë që...

Close