Uragani “Florence” godet pa mëshirë Amerikën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po goditen nga uragani “Florence”, autoritetet e emergjencave kanë ngritur alarmin se mund të ketë dëme njerëzore.

Mijëra banorë janë evakuar në zona të sigurta ndërsa një pjesë kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda shtëpive.

Rrugët në qytezën bregdetare Myrtle duken të pastruara, shëtitorja e këtij destinacioni turistik mjaft popullor duket tërësisht e zbrazur, ndërsa hotelet pranë plazhit janë mbyllur.

Një vend normalisht plot jetë e gjallëri, duket si qytezë fantazmë.

Uragani “Florens” po i afrohet bregdetit juglindor dhe ndonëse shkalla e tij është ulur në stuhi të kategorisë së dytë, sërish mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë dëme të jashtëzakonshme.

Emergjencat Civile kanë informuar qytetarët për të shmangur pasojat njerëzore, pasi vendi nuk do të përfshihej nga reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme deri në 200 km/h. Deri tani nuk raportohet për dëme njerëzor por vetëm materiale pasi ende nuk ka përfunduar uragani. TPZ.AL

More in BOTA
Uragani “Florence” fillon të godasë Karolinën e Veriut

Erërat e Uraganit “Florence” u dobësuan ndërsa stuhia pritej të godiste Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, por parashikuesit e...

Close