Raporti i OKB, SHBA akuza Moskës mbi sanksionet ndaj Phenianit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Moskën për ndryshimin e një raporti të pavarur të Kombeve të Bashkuara, që fsheh implikimin e kompanitë ruse në shkeljen e sanksioneve kundër Koresë së Veriut.

Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley tha dje se një version i ndryshuar i raportit ishte dorëzuar në Këshillin e Sigurimit të OKB këtë javë.

“Në javët e fundit, Rusia bëri presion mbi panelin për të ndryshuar raportin e tij të pavarur, i cili përfshinte shkeljet e sanksioneve që implikonin ‘aktorët’ rusë”, tha ajo.

“Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një njollë në punën e rëndësishme të panelit”, shtoi Haley.

“Zbatimi i plotë i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB mbetet i detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare, përfshirë Rusinë,” shtoi ajo.

More in BOTA, LAJME
Daçiç: Formimi i ushtrisë së Kosovës, kërcënim për sigurinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur sot rreth iniciativave në Kosovë për formimin e ushtrisë...

Close