Liga e Kampionëve, Mbappe: Në finale dalin këto dy skuadra

Kylian Mbappe ka thënë se dëshiron që finalja e Ligës së Kampionëve të zhvillohet mes Paris Saint-Germainit dhe Juventusit.

Së fundmi presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se Juventusi është rivali më i madh i klubit francez në Ligën e Kampionëve, dhe Mbappe duket se pajtohet me këtë.

“Grupi ynë është shumë i komplikuar”, ka thënë francezi.

“Kundër Napolit do të jetë e vështirë. Skuadra e Ancelotti luan një futboll të mirë. Ata po ashtu kanë tifozë të mrekullueshëm”.

“Cristiano Ronaldo në Juventus? Fillimisht, ai ka sjellë diçka më shumë në Serie A. Liga italiane ka qenë gjithmonë një ligë e mrekullueshme, mirëpo në kohët e fundit disi e humbi prestigjin e saj”.

“Juventusi dhe Ronaldo mund të bëjnë gjëra të mëdha në Ligën e Kampionëve”.

“Një finale PSG-Juve? Do e doja këtë tani”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Francës gjatë kësaj vere në Rusi.

More in SPORT
Shkelma kundërshtarin, pezullohet 5 ndeshje futbollisti i “Besëlidhjes

Kampionati Shqiptar nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, ku të pranishme kanë qenë rastet e dhunës...

Close