X

Kritikat për menaxhimin e Partizanit, Gaz Demi “mesazh”: Çanit: Flet pa vetëdije

Edgar Çani ka mbetur shumë i zhgënjyer nga Partizani, ndërsa në intervistën e dhënë ekskluzivisht për gazetën “Panorama Sport” një ditë më parë deklaroi hapur se në klubin e kuq nuk kishte gjetur profesionalizmin dhe seriozitetin që i ishte premtuar fillimisht. Ish-sulmuesi foli hapur duke mos kursyer asgjë në drejtim të menaxhimit dhe administrimit të klubit.

Edhe pse palët e prishën kontratën me marrëveshje, Çani nuk heshti. Ai vendosi të mos kursehet dhe të tregojë gjithçka nuk shkonte te Partizani sipas tij. Ish-lojtari i Kombëtares evidentoi se nuk mund të qëndronte më në një vend ku kishte humbur besimin te njerëzit.

Gazeta kontaktoi dje presidentin e Partizanit, Gaz Demi, për ta pyetur me gjithçka tha 29-vjeçari, që ishte edhe lojtari më i paguar në historinë e kampionatit shqiptar.

DEMI
Numri një i “demave” nuk dëshiron të flasë gjatë, ndërsa duket qartë se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga Edgar Çani. /Panorama/

More in SPORT
Shaqiri: Kam mësuar në skuadra të mëdha

Xherdan Shaqiri bëri një hap para në karrierën e tij, teksa nga skuadra e Stok Sitit shkoi tek ekipi i...

Close