Gjykata Administrative e Apelit shtyn vendimin, fati i ‘Velierës’ vendoset në 24 shtator

Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë vendimin për “Velierën”. Gjatë seancës që u zhvillua këtë të premte në Tiranë, trupa vendosi të shtyjë për në datën 24 shtator vendimin.

Fati i “Velierës” së Durrësit pritet të vendoset pas 10 ditësh. Pezullimi i punimeve në projektin “Veliera” është bërë që në muajin shkurt të vitit 2017. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë.

Shoqëria Civile kërkon ndërprerjen e punimeve me pretendimin se preket zona historike e Durrësit, ndërsa nga ana tjetër Bashkia insiston për vijimin e punimeve për t’i dhënë qytetit bregdetar një fytyrë europiane duke mbrojtur edhe veprat historike dhe kulturore.

More in AKTUALITET, LAJME
Bosnja, “Jerusalemi” i Erdoganit në Zemër të Evropës

Nga Arbana Xharra Ndërkohë që Presidenti i Turqisë Erdogan është duke mbetur pa para, ai është tani, më shumë se...

Close