Daçiç: Formimi i ushtrisë së Kosovës, kërcënim për sigurinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur sot rreth iniciativave në Kosovë për formimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, një gjë e tillë e “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë”.

Sipas ministrit të Jashtëm serb, formimi i ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake atje.

Daçiç ka thënë se formimi i një ushtrie që do të shërbente krahas KFOR-it nuk mund të bëhet për ndonjë arsye, pos për ndonjë konflikt të ri, shkruan agjencia e lajmeve FoNet, transmeton Express.

“Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”- ka thënë Daçiç.

More in BALLKAN, LAJME
Edi Rama mallëngjen 3 mijë mësuese me poezinë e Kadarese (VIDEO)

Që Edi Rama është një demagog i zoti dhe manipulues i mirë i turmave, kjo është diçka e provuar pas...

Close