Bushati vizitë në Kosovë, takohet me krerët e qeverisë. Zbardhet biseda mes tyre

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, Zëvendëskryministrin e parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosoves Behgjet Pacolli, si dhe përfaqësues të spektrit politik në Kosovë.

Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli me të cilin diskutuan mbi bashkëpunimin mes dy vendeve tona por dhe rolin e parlamentit në zhvillimet e vendit.a60b605f-70df-45a3-b0a0-22232914e7f1

Gjatë takimit me Kryeministrin Haradinaj, biseda u fokusua kryesisht në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe atë shumëpalësh, zhvillimet në rajon dhe dialogu Kosovë- Serbi.

Në takim me Zëvëndëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, Ministri Bushati u ndal tek çështjet e bashkëpunimit dypalësh, intensifikimi i punës së përbashkët për rritjen e përfaqësimit të Kosovës në organizatat rajonale dhe më gjerë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive si dhe dialogu Kosovë-Serbi. Ministri Bushati nënvizoi mbështetjen e padiskutuar dhe të qëndrueshme të Shqipërisë për Kosovën.

“Deviza jonë është që Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize besoj se i jemi përmbajtur me besnikëri pavarësisht pozicioneve të ndryshme politike që aktorë të ndryshëm në Shqipëri mund të kenë për çështje të karakterit lokal. Kur vjen puna për këtë çështje kemi demonstruar unitet dhe solidaritet”, nënvizoi Ministri Bushati.

Duke iu referuar dialogut, Ministri Bushati nënvizoi nevojën “për të vijuar në këtë proces me durim strategjik, kreativitet dhe me vendosmëri për të konsoliduar Kosovën dhe arritjen e mundimshme të saj”.0299eccb-b8b8-4536-a226-37601fef2614

Ndërsa në takimin me Zëvëndëskryeministrin Fatmir Limaj, u diskutua mbi axhendën e mbledhjes së ardhshme të dy qeverive në Pejë në funksion të konkretizimit të marrëveshje sidomos në fushën ekonomike.

Gjatë qëndrimit në Kosovë Ministri Bushati, zhvilloi takime edhe me krerët e partive politike parlamentare.

More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Raporti i OKB, SHBA akuza Moskës mbi sanksionet ndaj Phenianit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Moskën për ndryshimin e një raporti të pavarur të Kombeve të Bashkuara, që fsheh...

Close