Rama flet për firmën “Fusha” dhe Teatrin, jep dy versione të ndryshme brenda dy minutash

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar në emisioni “Open”, edhe letrën që ka mbërritur nga Brukseli, lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e qeverisë për të lejuar ndërtimin e  kullave nga firma Fusha sh.p.k.

Rama tha se nuk e konsideron letrën një shuplakë, edhe pse në të thuhej se qeveria duhet të hapë garën, sepse e kishte përcaktuar në ligj kompaninë që do ndërtojë teatrin. Kryeministri gjithsesi dha sinjale të qarta se do të jetë sërish Fusha që do të ndërtojnë teatrin dhe kullat, sepse ka në pronësi truallin pranë teatrit.

“Letra e Brukselit ishte dritë jeshile për të vazhduar projektin. Unë prap mendoj se kemi bërë gjënë e duhur. Do ta adoptojmë sipas sugjerimit. Nuk e kemi zgjedhur ne kompaninë. Kompania zotëron pronat, ngjitur me pronën e teatrit. Pronë e vogël, pronë e madhe nuk ka rëndësi. Ti nuk ndërton dot nëse një pronar në kufirin e pronë nuk jep leje. Ja kemi kërkuar që nuk ndërton dot në hesapin tënd, merr përsipër për të ndërtuar teatrin.Cfarë do të ndodhë, një kompani tjetër duhet të shkojë dhe të marrë prokurat e pronarëve. Nëse I merr, bujrum.”

Por, kryeministri brenda përgjigjesh së tij konfuze, tha se “nuk e kemi zgjedhur ne kompaninë” dhe më pas “ja kemi kërkuar, që nuk ndërton dot në hesapin tënd, merr përsipër për të ndërtuar teatrin”, pra Rama po thotë se qeveria nuk e zgjedhur kompaninë por i ka kërkuar kompanisë të ndërtojë Teatrin!

Rama tha gjithashtu se asnjë centimetër nga trualli i Teatrit nuk do të cënohet dhe asnjë para nuk do të paguhet nga qeveria. Atëherë, përse po ndërton Fusha sh.p.k një teatër? Nëse ajo që thotë kryeministri është e vërtetë, kemi të bëjmë me bamirësi dhe jo me partneritet publik privat, sepse kjo kompani sipas kryeministrit, nuk do të marrë as para dhe as truall publik, por thjesht do të harxhojë 30 milionë euro, meqenëse ia ka kërkuar Edi Rama.  Vështirë të ketë shqiptarë që këto “marrëzi” të kryeministrit,  t’i përtypë, sado dashamirës të jetë me Rilindjen.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

“Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të përdoret kundër teje në gjykatë!”

More in KRYESORE, LAJME
Nga zënkat me Ramën, te vlerësimi për Berishën, Lu: Neve amerikanëve nuk na pëlqen t’i kërcënojmë njerëzit

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ka treguar se gjatë kohës që ka bashkëpunuar me Kryeministrin Rama është zënë shpesh herë...

Close