Fytyra e re e Europës/ Salvini, njeriu që frikëson BE-në

“Fytyra e re e Europës”, ky është titulli në kopertinën e revistës ” TIME“. Bëhet fjalë, për Matteo Salvinin, ministrin e brendshëm italian, i cili mund të ndryshojë në mënyrë radikale Europën.

Nëse Salvini ia del mbanë, fushata e tij për të ndryshuar  Europën, mund të jetë vetëm në fillimet e saj. Në një intervistë të rrallë me TIME në Romë, në 4 Shtator, Salvini paraqiti  një plan që jo thjesht do të skundte BE-në nga themelet, por mund ta transformojë atë nga brenda. “Ndyshimi i Europës është një qëllim i madh, por mendoj se e kemi në majë të gishtave”, thotë Salvini.

“Vala e populistëve në Europë, është rritur  në vitet e fundit. Disa mendojnë se ka kulmuar me largimin e Britanisë nga BE, në Qershor 2016, veçanërisht pasi globalisti, pro BE, Emmanuel Macron, mundi lideren e ekstremit të djathë Marinë Le Pen, vitin e kaluar në zgjedhjet presidenciale. Por, nacionalistët e ekstremit të djathtë në Europë, nuk janë zhdukur. Në Hungari, Danimarkë, Poloni dhe më gjerë, ata janë futur heshturazi në parlemente ose kanë fituar vota të konsiderueshme. Në Gjermani, e djatha ekstreme “Alternativa për Gjermaninë”, u kthye në partinë zyrtare të opozitës. Partia për Liri, e Austrisë, tashmë është pjesë e koalicionit qeverisës. Edhe një nga vendet më liberale të Europës, Suedia, nuk është imune- Demokratët e ekstremit të djathtë suedez kanë marrë një rekord prej 17.6% të votave në 9 shtator. Në të gjithë rastet, mesazhi është i njëjtë: kufij më të fortifikuar, më pak emigrantë dhe një dëshirë për të marrë kontrollin nga elita.”

More in KRYESORE, LAJME
Liberalizimi i vizave, Meta: Arritje e madhe për Kosovën

Pas votimit të Parlamentit Europian që vendosi të liberalizojë vizat për Kosovën ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.  Nëpërmjet...

Close