Edi Rama arrin kulmin: Dita më e lumtur e jetës kur të më hetoni mua, gruan, familjen, sarajet…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të çuditshme, në emisionin “Open”. Rama ka thënë se është dakord që ai dhe familja e tij të hetohen, duket përfshirë tokat e bashkëshortes, shtëpinë e tij të cilën opozita e quan “saraje”, fëmijët, baxhanakun. Rama tha se e mirëpret këtë hetim dhe nëse ndodh gjatë kohës kur ai të jetë kryeministër, ajo do të jetë dita më e lumtur e jetës së tij.

Që Edi Rama, të bëjë propagandë për të treguar se nuk është i korruptuar, është një gjë e pritshme. Madje, edhe që Edi Rama të mundohet të bëjë rolin e ëngjëllit pas pesë viteve në pushtet,  është sërish e pritshme. Por, që Edi Rama,  të thotë se dita më e lumtur e jetës do të jetë kur ai, gruaja Linda, djali Gregor dhe vajza Rea, të hetohen për pasurinë,  këtu vërtet duhet të themi se kryeministri ka arritur kulmin.

“Do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha letrat e pasurive dhe shpenzimeve të politikanëve, familjarëve dhe krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e udhëtimeve, hotelet ku kanë qëndruar, shpenzimet që kanë bërë, vajtje ardhjet, lindjet, martesat, sëmundjet, të gjitha. Dhe, mbi të gjitha, të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurave që kanë prodhuar pasuri apo aktivitete me shpeza të larta. Jam shumë i interesuar të fillojë kjo gjë nga sarajet e mija, çdo shpenzim.

Jo vetëm të shtëpisë, ku jetoj, si është ndërtuar, sa taksa janë paguar, sa ka kushtuar cdo gjë është brenda dhe ku janë blerë. Me fatura në dorë, jo me llafe. Por, nuk duhet të mbarojë këtu.

Dëgjojmë që time shoqe ka përfituar truallin ku është ndërtuar shtëpia, në mënyrë abusive. Unë e di të vërtetën. Une të vërtetën mbi cdo qindrakë, që vlen mbi atë që unë dhe familja ime kam, e kam me letra dhe jo me zemër.

Nëse [hetimi] do ndodhi përpara se unë tja lë dikujt tjetër [detyrën], do jetë dita më e lumtur e jetës time.

/TPZ.AL/

 

More in KRYESORE, LAJME
“Përballja televizive”, Berisha trefish më shumë ndjekës “live” se Rama në Facebook

Mbrëmjen e sotme Edi Rama dhe Sali Berisha janë në një “përballje” televizive, ndërsa kryeministri është në një intervistë me...

Close