Sali Berisha ngre alarmin: Ramën nuk mund ta mposhtësh dot me votë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka thënë se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me votë, sepse me të në krye të qeverisë nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Unë për vete do të bëja gjithçka që Edi Rama “të kthente patkonjtë” edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni. Cilat mjete? Në kushtet e grushtit të shtetit nuk ka asnjë justifikim. Sot Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit.

Me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot me votë. Armik më të egër se Edi Rama në pushtet nuk ka opozita. Ai është më keq se Ramiz Alia.

Ai duhet nxjerrë për leckash nga zyra. Si mund ta mundësh me zgjedhje? Shko bëj zgjedhje në Kiras! Shko bëj zgjedhje në Dobraç! Shko bëj zgjedhje në Vlorë!

Sot janë 4 djem nënash të grabitur. Kjo polici në bashkëpunim me kriminelët, po fsheh krimet. Janë marrë deponime të fshehta në komisariatin e Fierit sepse njërëzit kanë pasur frikë ti bëjnë në Vlorë.

Zgjedhje me këtë në pushtet nuk mund të ketë. Populli duhet të kthehet në uragan që duhet ti thotë “ik qërrohu nga zyra”. Qytetarët duhet të ngrihen me guxim. Këtu jemi në kushtet e një grushti shteti.

A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në zgjedhje nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – u shpreh Berisha.

More in KRYESORE, LAJME
Berisha sfidë LIVE Ramës: Bëju burrë! Lëri lotët dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një sfidë të hapur në transmetim direkt gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan. Teksa...

Close