X

Berisha sfidë LIVE Ramës: Bëju burrë! Lëri lotët dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një sfidë të hapur në transmetim direkt gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Teksa diskutohej për vetingun në politikë, një ide e hedhur nga opozita e cila ka propozuar edhe një amendament Kushtetues, Berisha tha se ishte i gatshëm që të hetohej pasuria e tij dhe e familjarëve të tij, por Rama e bllokon atë.

“Veting për mua? Një mijë Vetingje le të bëjnë për mua. Po të jetë burrë, Rama të mos nxjerrë shaminë e lotëve atje te Eni Vasili dhe të vijë të bëjë Vetingun. Po të jetë burrë të vijë të bëjmë vetingun e njëri tjetrit. Burrërojeni pak! Veting nga hetues të huaj? Absolutisht që nesër. Pa asnjë lloj hezitimi” – tha Berisha

More in AKTUALITET, LAJME
Lu: Saimir Tahiri të gjykohet sipas provave, jo sipas presionit politik

Donald Lu deklaroi mbrëmjen e sotme se rasti i Saimir Tahirit duhet të gjykohet nga një gjykatës që ka kaluar...

Close