Shfrytëzonin shqiptarët për pesë euro, në pranga tre italianë abuzues

Tre italianë janë arrestuar nga karabinierët në Padova. Të arrestuarit dyshohet se kanë shfrytëzuar disa shqiptarë dhe rumunë në punë, duke i mbajtur me orë të zgjatura dhe jashtë kushteve ligjore.

Sipas asaj që raportojnë mediet lokale në Itali, këta persona mbanin shqiptarët dhe rumunët nga orë 11 orë, kryesisht në bujqësi, ndërsa i paguanin me 4-5 euro ora.

Operacioni dhe hetimet për shfrytëzime në vendet e punës janë fokusuar në tre vende të ndryshme si në Padova, Perugia dhe Verona.

“Tgverona” raporton se rastet e abuzimit nga këta persona mendohet se janë të shumta.

Gjithashtu, krahas shfrytëzimit në vendin e punës, personat që merreshin në punë nuk iu respektohej kontrata e punës, siguracionet dhe kushtet higjieno-sanitare.

More in AKTUALITET, LAJME
Panariti: Nën pretekstin e standarteve po goditen sipërmarrjet e vogla, i varfri po varfërohet dhe vendi po destabilizohet

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti thotë se nën pretekstin e e standarteve dhe kritereve po goditet sipërmarrja e vogël dhe...

Close