Panariti: Nën pretekstin e standarteve po goditen sipërmarrjet e vogla, i varfri po varfërohet dhe vendi po destabilizohet

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti thotë se nën pretekstin e e standarteve dhe kritereve po goditet sipërmarrja e vogël dhe po nxirret jashtë loje.

Sipas tij kjo lexohet qartë dhe është e programuar pasi po favorizohen vetëm një grusht sipërmarrësish të mëdhenj.

Deputeti i LSI-së, rrudhjen e shtypjen e të vegjëlve e shikon si dramën e ekonomisë tonë dhe ushqim dëshpërimi që çon deri në destabilizimin e vendit.

Akuzat për favorizim të disa ‘oligarkëve’ nuk janë të reja për qeverinë Rama, PD por edhe LSI me kohë kanë shigjetuar kryeministrin se me PPP-të janë një skemë që “grabit shqiptarët dhe pasuron klientët e qeverisë”.

Postimi i plotë i Panaritit:

Nen pretekstin e zbatimit te standarteve, kritereve, normave, direktivave, “stekat” po ngrihen dhe mbahen lart për të goditur sipermarrjen e vogël dhe po nxirret ajo jashtë loje. Të godasim”xhuxhet” dhe tu spastrojme udhen “gjigandeve “!! Kjo lexohet qartë dhe është e programuar. Po favorizohen vetëm nje grusht sipermarresish te medhej!! Ky është një kapitalizem “crony” klientelist, tipik për regjime autoritare!! . “Crony”, janë latifondistet, koncesionaret, perdoruesit e burimeve, fondeve, eksluziviteteve, lehtesirave, zonave te lira etj. Te tjeret rrijne dhe veshtrojne, sepse nuk janë “konkurues” nuk janë aq shtatlarte per stekat oligarkike. Prandaj rrudhja dhe shtypja e te vegjelve dhe e te pamundurve, është drama e ekonomisë tone dhe ushqimi i deshperimit dhe i braktisjes se vendit. Keshtu eshte kur dy perqind zoterojne 70% te pasurive publike të këtij vendi . Prandaj i pasuri pasurohet, i varferi varferohet dhe vendi destabilizohet!!