Media franceze: Real Madrid ka arritur akord me Neymar, trasferimi pritet…

Neymar po vazhdon që të përflitet për një rikthim në La Liga, por jo te Barcelona. Kësaj here emri i yllit brazilian është i lidhur me klubin e Real Madridit.
Sipas “Le 10 Sport” , Real Madrid po shqyrton seriozisht blerjen e Neymar. Sipas medias franceze mes palëve është arritur një marrëveshje paraprake e cila pritet të konkretizohet në pranverën e ardhshme.
Braziliani 26 vjeçar ka qenë i lidhur me një kalim në Los Blancos edhe gjatë kësaj vere, madje klubi kishte zhvilluar edhe kontakte me të, por gjithçka pritet që të finalizohet vitin e ardhshëm.

Megjithatë, një marrëveshje ende nuk është e sigurt pasi që Madridi është duke kërkuar një marrëveshje jo vetëm me Neymarin por edhe me klubin e PSG.

More in LAJME, SPORT
Emanuelson: Nuk e harroj kur Ibrahimoviç hodhi Gatuzon në koshin e plehrave!

Zllatan Ibrahimoviç nuk është vetëm një sulmues fenomenal, por gjiganti suedez është i famshëm dhe për karakterin e tij, që...

Close