E bujshme/ Pirlo mund të kthehet të luajë në Australi

“Maestro” është gati të kthehet në skenën e madhe. Për një simfoni të fundit, që do të mahnisë botën e futbollit. Andrea Pirlo mund të rikthehet sërish në fushë.

Ky është spekulimi, që vjen nga Australia, aty ku klubi i kategorisë së dytë, Avondejl është gati t’i ofrojë kontratë ish-yllit të Milanit dhe Juventusit. Prej tërheqjes nga futbolli, pas aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Nju Jork Siti,, mesfushori tashmë ka një tjetër ofertë në tryezë.

Bëhet fjalë për një kontratë me aktivizim të kufizuar: pjesëmarrje vetëm në disa ndeshje të rëndësishme që skuadra australiane do të luajë, duke nisur prej 19 shtatorit. Ndeshja e parë është në çerekfinalet e Kupës së Australisë kundër Sidnej.

Lajmi është dhënë nga një burim autoritar, si “Fox Sports Australi”, megjithatë nga përfaqësuesit e Pirlos ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim zyrtar. Oferta për 39-vjeçarin është e ngjashme me atë që Heidelberg Junajtid I bëri yllit grek, Katsuranis, në vitin 2015. Një tentativë të ngjashme bëri edhe Hjum Siti për Arda Turan, me turkun që nuk luajti në Australi për arsye burokratike.

More in LAJME, SPORT
Surpriza me motin, çfarë parashikohet për muajt e ardhshëm

Sipas meteorologëve, shtatori i vitit 2018 nuk do të jetë shtator tipik i vjeshtës së klimës shqiptare. Meteorologia Tanja Porja...

Close