Mos u gëzoni, teatri nuk ka shpëtuar nga shembja

Reagimi i vonuar i Brukselit për ligjin e shumë debatuar për shembjen e Teatrit Kombëtar, i është servirur publikut në mënyrën më ekstreme të mundshme, aq sa një lexues i pavëmndëshëm zor se kupton dot diçka. Të gjitha mediat pranë qeverisë, në një kor të unifikuar, kanë nënvizuar në titujt e tyre faktin se Ligji special, Edi Rama- Shkëlqim Demir Fusha nuk shkel angzhimet e Shqiprisë në kuadrin e marrëveshjes së Asocimit.
Ndërsa të gjithë ata që kanë qenë në barrikadën e kundërt, pra që kanë kanë denoncuar një aferë korruptive, ku një kryeministër i jep një klienti të vet, një truall publik dhe lejen e ndërtimit për 6 kulla, pa garë dhe pa tender, kanë nënvizuar dënimin e kësaj praktike nga Brukselin dhe thirrjen që ligji special të amendohet.
Pikërisht për të kthjelluar këtë informacion partizan, që më shumë sesa informimit i shërben propogandës, duhen shpjeguar fillimiht disa gjëra.

Po është e vërtetë që opozita, kundështarët e shembjes së teatrit dhe madje edhe media të huaja kanë mbajtur qëndrim se ky ligj special është në kundërshtim me marëveshjen e MSA.

Po është gjithashtu e vërtetë se letra e e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjen në Drejtorinë për Negociatat dhe Zgjerimin, Michela Matuella e hedh poshtë këtë pretendim.

Por, ky fakt i vënë si titull në të gjitha mediat e dyshes Rama – Veliaj, është vetëm një detaj në thelbin e qëndrimit që ka mbajtur Brukseli. Sepse që të kuptohet ai, duhet vënë në kontekstin e debatit që është zhvilluar në Shqipëri.

Nga njëra anë këtu u renditën: Edi Rama që prezantoi edhe godinën e re të projektuar nga Bjarke Ingels, Erion Veliaj që s’a aktor të ri dhe burrë plak pa korruptuar, dhe shumica e deputetëve socialistë që votuan ligjin sepecial. Të gjitha ata pretendonin se po i bënin vendit një të mirë publike. Se duke mos pasur para në buxhet po i jepnin Tiranës një teatër modern që kushtonte 30 milionë euro.

Ndërsa në anën tjetër qëndronin ata që bëjrtisnin se kjo është një vjedhje. Një akt i mbyllur që në 2016, mes një kryeministri dhe klientit të ij që ka marrë deri më tani 80 milionë euro para publike. Këta të fundit, ngrinin disa pyetje të thjeshta: Mirë doni teatër të ri (pavarësisht nga mashtrimet që u thurën për godinën historike), mirë s’keni para t’a ndërtoni, po pse ia jepini një firme të vetme, pse një studioje arkitektonike pa konkurs? Si është e mundur që në këtë biznes, fitimi i të cilit përllogaritet afro 200 milionë euro të mos ftohen edhe kompani të tjera?

Pikërisht, për këto dy pozicione diametralisht të kundërta do të gjykonte Brukseli.

Dhe aty, në qendërn e BE, ku nuk përdor dot as mediat që janë në gjendje t’a bëjnë të bardhën të zezë, ku nuk nxjer dot as aktorët lapangjozë që lëpijnë natën atë që pështyjnë ditën, qeveria nuk ka pasur asnjë mundësi t’a mbronte pozicionin e saj. Ajo nuk ka qenë në gjendje të argumentojë, se si ka meundësi që parlamenti i këtij vendi, ka bërë një ligj special me emër të veçantë, se i ka falur një biznes 200 milionësh një kompanie pa garë, se i ka dhuruar tokë publike një biznesmeni, duke shmangur votimin e këshillit bshkiak për këtë.

Prandaj, po të lexohet me kujdes letra e ardhur nga BE, aty kuptohet se qeveria shqiptare është tërhequr para zyrtarëve europianë. Ajo nuk ka pasur fuqi t’a mbrojë para tyre një zullum kaq të trashë. Prandaj në përgjigje thuhet shprehimisht: “Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”.

Pra i lexuar kështu, qëndrimi i Brukselit është një fitore e qartë e të gjithë atyre që kishin denconcuar tentativën grabitqare Rama, Veliaj, Fusha.

Zbythja e qeverisë para zyrtarëve europianë dhe theksimi prej tyre i domosdoshmërisë për amendimin e ligjit special dhe domosdoshmërinë e garës, i ka dhënë të drejtë të gjithë atyre që kanë denoncuar vjedhjen.

Por, sado i bukur qoftë, ky triumf mbetet vetëm një sadisfaksion moral. Një kënaqësi që ishin në anën e së drejtës e të gjithë atyre që treguan me gisht këtë mega aferë.

Vetëm kaq, asgjë më shumë.

Sepse praktika e deri tanishme na ka treguar se as Rama dhe as oligarkët e tij nuk dinë të ndalen pasi kanë ndjerë erën e milionave. Në ato 80 milionë euro para publike, që qeveria i ka dhënë “Fushës”, ka vërtet prokurime të drejtpërdrejta, por ka gjithashtu edhe plot gara që kanë qenë të tilla vetëm në letër.

Prandaj, nuk do të jetë çudi që edhe me teatrin të ndodhë pikërisht kështu.
Të bëhet një ligj që i hedh hi syve BE-së, por përsëri, gjithçka të përfundojë sipas planit Rama – Fusha.

Pikërisht për këtë, fitorja e lajmit të sotëm është vetëme morale. Ajo tregon se ata që denoncuan grabitjen skadaloze, kishin të drejtë, por ajo nuk garanton asesi, se godina e Teatrit Kombëtar është shpëtuar.

Andi Bushati / Lapsi.al 

Të ngjashme

More in IDE
Shteti i Edi Ramës një “Ramokraturë”, një model despotik, satrapik e sulltanesk…

DELET DHE PULAT  Nga Edmond Tupja  Jam gati i sigurt që lexueset dhe lexuesit e rregullt apo të çrregullt të...

Close