X

Liga e Kombeve/ Zvicra luan “tenis” ndaj Islandës, shënojnë tre shqiptarë

Luhen ditën e sotme sfidat e tjera të Ligës së Kombeve, ku padyshim e gjithë vëmendja është te supersfida Angli-Spanjë. Një përballje ku spektakli është i garantuar.

Ndërkohë në sfidën e orën 18:00, Zvicra ka shpartalluar Islandën me rezultatin 6-0. Shaqiri, Albian Ajeti dhe Mehmedi ishin tre futbollistët shqiptarë që gjetën rrugën e rrjetës në përballjen e sotme. Shirtin e kapitenit për skuadrën “helvete” e mbajti Granit Xhaka.

Në përballjet e tjera, Bosnja ka fituar në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, ndërkohë që Bjellorusi ka shpartalluar 5-0 San Marionon. Ndërkohë fitore e artë për Finlandën ndaj Hungarisë.

More in LAJME, SPORT
Muçi protagonist edhe me Shqipërinë U-19, Islanda dorëzohet në fund

Pasi shënoi golin e parë të Tiranës në këtë sezon dhe të parin për të në Kategorinë Superiore në sfidën...

Close