Kryebashkiaku i Kukësit i zgjidh hallet e kuksianëve nga Nju Jorku, 1 javë takime në SHBA!

Në kulmin e punëve publike, kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, po përgatitet për një udhëtim të gjatë në SHBA. Për 1 javë, drejtuesit e bashkisë do të udhëtojnë në Nju Jork, ku do të zhvillojnë takime. “Pushimet” dimërore do të fillojnë në datën 9 tetor dhe do të përfundojnë në datën 16 tetor.
Tpz.al disponon dokumentet e një tenderi që po zhvillon Bashkia e Kukësit, ku do të zhpenzohen miliona lekë për udhëtimin ajror dhe akomodimin e delegacionit në Nju Jork. Paratë e takasa paguesve kuksianë do të shkojnë pikërisht për këtë luks të tepruar të drejtuesve të bashkisë, të cilët po përgatiten për udhëtim. Duket se Bashkim Shehu ia ka kaluar edhe krerëve të shtetit shqiptar me këtë udhëtim, pasi për 1 javë, do të mundohet të zgjidhë hallet e kuksianëve nga qendra ekonomike e botës. Duket se, me këto takime, Shehu synon që ta kthejë Kukësin si Nju Jorku, apo të paktën si Nju Xhersi.
Shehu mund të pyesë të paktën përse i përdorin amerikanët taksat e qytetarëve, apo cilat janë prioritetet e tyre, pasi duket se për të, taksat e kuksianëve fillojnë me luksin e drejtuesve dhe vijojmë më pas për rregullimin e zyrave. Tashmë, me këto takime, kuksianët shpresojnë që Kukësi të administrohet si qytetet në SHBA.
Në dokumentet e tenderit thuhet se bashkia e Kukësit kërkon të përdoret sistemi dinamik i blerjes së biletave të transportit ajror ndërkombëtar, me destinacion Tiranë – Nju Jork – Tiranë. Kërkohen të blihen 4 copë bileta, ndërsa dokumenti është firmosur nga titullari i bashkisë, Bashkim Shehu. Në dokumente është bërë edhe një lapsus, pasi në to thuhet se takimet do të bëhen në muajin qershor. Por, fjalia vijon se “përkatësisht në datat 09 – 16 tetor 2018”. Duket se drejtuesit kanë filluar ta kenë mendjen te ky udhëtim dhe po shpejtojnë me procedurat. Sipas dokumenteve, biletat kërkohen për “udhëtimin e një grupi i nivelit drejtues të institucionit të Bashkisë Kukës që do të marrë pjesë në një aktivitet me Bashkinë Lyndhurst, Shteti Neë Jersey”.
Sipas tyre, bileta e udhëtimit do të ketë si destinacion Tiranë – Nju Jork – Tiranë, linjë direkte ose tranziti. Bashkia thotë se operatorët ekonomikë do të dorëzojnë elektronikisht dhe manualisht biletën e udhëtimit ne itinerarin e mesiperm, sa më shpejt të jetë e mundur, brenda orarit zyrtar. Sipas tyre, operatorët do të angazhohen me përgjegjësi të lartë për zgjidhjen e problemeve lidhur me vonesat e fluturimeve, humbjen e bagazheve, sendeve të tjera si dhe çdo rast tjetër i paparashikueshëm. Pra, nisur nga dokumentet, krerët e bashkisë janë angazhuar totalisht dhe në mënyrë urgjentë të kryejnë këtë udhëtim, gjithmonë në “emër” të kuksianëve.

Dokumentet e tenderit

More in INVESTIGIM, KRYESORE, LAJME
Liga e Kombeve/ Zvicra luan “tenis” ndaj Islandës, shënojnë tre shqiptarë

Luhen ditën e sotme sfidat e tjera të Ligës së Kombeve, ku padyshim e gjithë vëmendja është te supersfida Angli-Spanjë....

Close