X

Reagon deputeti i PS: E vërteta e akuzës për lidhje me Shullazin

Deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja ka reaguar pas akuzave të PD-së për lidhje me banden e Emiljano Shullazit. PD tha sot se deputeti durrsak duhet arrestuar pas publikimit të disa telefonatave që ai ka paur me Gilmando Danin (ushtar i Shullazit) gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Durrësit. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.”- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim” – tha Enkelejd Alibeaj.

Por në një reagim, deputeti socialist thotë se është “korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve”.

“Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mi mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.

Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.

Dua te informoj publikun se kjo eshte nje ceshtje e hetuar nga Prokuroria ku une kam dhene te gjithe informacionet dhe deshmite.
Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere” – thotë në reagimin e tij Çyrbja.

More in AKTUALITET, LAJME
Italiani: Mora 1 mijë euro për të kaluar pakon, nuk e dija që ishte drogë

Gjykata për Krimet e Rënda i dha 30 ditë kohë prokurorisë të provojë se Piero Mormina, 60-vjeçari italian i arrestuar...

Close